Kush kë e nominoi sonte ballë për ballë?

By

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, gjatë spektaklit Prime e kanë zhvilluar përsëri procesin e nominimeve, veçse me një sistem më ndryshe se herën e kaluar.

Kësaj radhe, ata emrat e të nominuarve i thanë në prezencë të njëri-tjetrit. Më poshtë gjeni listën se kush kë e ka nominuar sonte.

  • Artani ka nominuar Lugatin dhe Shotën.
  • Gigi ka nominuar Artën dhe Lugatin.
  • Victoria ka nominuar MC Bekën dhe Artanin.
  • MC Beka ka nominuar Lugatin dhe Andin.
  • Andi ka nominuar Xhulin dhe Lugatin.
  • Gresa ka nominuar MC Bekën dhe Gigin.
  • Shota ka nominuar Anën dhe Xhulin.
  • Stresi ka nominuar Xhulin dhe Vivien.
  • Arta ka nominuar Gigin dhe Anën.
  • Xhuli ka nominuar Lugatin dhe Shotën.
  • Lugati ka nominuar MC Bekën dhe Anën.
  • Ana ka nominuar Shotën dhe Artën.
  • Vivien ka nominuar Stresin dhe MC Bekën.
  • Getinjo ka nominuar Shotën dhe Xhulin.

Prezantuesit e Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshin kanë shpallur të hapur televotimin, me anë të së cilit publiku mund të votojë për banorin që dëshiron ta largojë nga shtëpia.

Gjithsej, katër persona janë nominuar nga kasti i banorëve të shtëpisë së “Vëllait të Madh”. Lista përfshinë: Lugatin, Xhulin, Shotën dhe MC Bekën.

 

Artikuj të ngjashëm