Tetë muaj pas divorcit të saj nga ish-bashkëshorti, Simon Koncecki, dhe nga një lidhje e përfolur e dashurisë me Skepta, këngëtarja e njohur, Adele tani është beqare, transmeton Klan Kosova.
Një burim i afërt me këngëtaren për Hollywood Life kishte thënë se ajo nuk është në lidhje për momentin me askënd.
“Ajo nuk ka nevojë për një burrë që të jetë e lumtur. Ajo tani është e fokusuar të jetë një nënë dhe në karrierën e saj muzikore”.
Ky burim më tej u tregoi se Adele ddhe Simon kanë raporte të mira ata e kanë fokusim primar djalin e tyre, Angelo Adkins.
Këngëtarja Adele së fundi mori vëmendjen e të gjithëve edhe për ndryshimin e saj në trup, ku humbi rreth 68 kilogramë, shkruan Hollywood Life