A vlerësohet aq sa duhet? Përgjigjet Fifi!

By

Këngëtarja Fifi, porsa ka lansuar këngën më të re “Cigarja”, e cila u mirëprit nga publiku.

E pas kësaj, duket se ajo ka gjetur pak kohë për të qenë në kontakt me ndjekësit, të cilëve u mundësoi t’i shtrojnë pyetje në Instagram.

“A mendon që nuk vlerësohesh aq shumë në estradë sa e meriton? Me zërin që e ki ti!”, ishte një nga pyetjet drejtuar Fifit.

Një përgjigje nuk mungoi.

“Secili e merr atë që i takon. Atë që ka risk, dikush më pak e dikush më shumë. A meritoj më shumë dhe a do marrë atë që meritoj e di vetëm Zoti i Madh”, tha ajo.

 

Artikuj të ngjashëm