A u nda nga gruaja? Këngëtari i famshëm i dedikon këngë live me plot emocion

By

Dy ditë më parë, Prive raportoi se këngëtari i famshëm Besart Halimi i ka dhënë fund martesës me bashkëshorten e tij Iliriana Podrimajn.

Të gjitha imazhet me bashkëshorten i ka larguar nga llogaria e tij në Instagram dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe gruaja e tij.

Këngëtari Besart Halimi po ashtu nuk e ndjek më bashkëshorten e tij Iliriana Podrimajn në rrjete sociale dhe kjo ngriti menjëherë dyshimet se dyshja i kanë dhënë fund martesës.

Çifti që u martua në maj të vitit 2016-të kanë bashkë një vajzë ndërsa tani ata po përballen me një krizë mes tyre, siç merr vesh Prive.al ekskluzivisht.

Këtë e ka konfirmuar për Prive indirekt edhe vet Halimi, i cili megjithatë ka deklaruar se dyshja nuk janë divorcuar.

Ndërsa mbrëmë në Prishtinë ai ka performuar live në një lokal nate, ku ka interpretuar me shumë emocione një këngë të quajtur “Ma more zemrën”, fjalët e së cilës po ia dedikonte bashkëshortit.

Ndryshe, këtë të enjte Halimi publikon këngën e tij të re me Armend Shabanin, e kënga quhet “Shko”.

Artikuj të ngjashëm