Suksesi i dizajnerit Granit Bunjaku i cili mbrëmë zyrtarisht u shpall fitues në garën për dizajnimin e cover-it të albumit të ri të Eminem padyshim se gëzoi të gjithë.
Lidhur me pritshmëritë, talenti kosovar deklaroi për Prive se me gjithë vështirësitë, ka pasur besim në vete dhe ishte i përgatitur për çfarëdo lloj rezultati.
Por dizajni unik i cili u zgjodh më i miri nga 2000 në total ndoshta si zanafillë të inspirimit mund ta ketë repin shqiptar. Viktor Palokaj në tekstin e këngës ‘Armiqtë suprem’ tekstualisht thotë: “Mikrofoni jem si me kon allti”, bazuar në fjalët e tij që dinë të dhembin shpeshherë edhe më shumë se plumbat.
Pikërisht pak a shumë i njejti koncept është vizuelizuar në cover-in fitues të kosovarit dhe kjo i ka rënë në sy edhe të afërmve të Unikkatilit që e kanë përgëzuar Granitin për suksesin.
Ky i fundit i kontaktuar për këtë çështje nga Prive nuk ktheu përgjigjje. Se a është frymëzuar artisti në këngët e Viktorit nuk dihet, por nëse një gjë e tillë rezulton e vërtetë, padyshim që do ishte një tjetër momentum i rëndësishëm në karrierën e Palokajt i cili me krijimtarinë e tij ka shkruar historinë e repit shqiptar. /Prive.al/