Rita Ora rrëfen një ngjarje mjaft interesante të familjes së saj! (FOTO)

By

Ylli botëror me origjinë shqiptare Rita Ora po vazhdon të pushtojë skenat e ndryshme televizive në SHBA.

Mbrëmja e kaluar e gjeti atë të ftuar në njërin prej emisioneve më të fanshme të formatit ‘Late Night Show’.

E përgjatë intervistës mes shumë gjërave ajo u pyet edhe për mamanë e saj, më saktësisht për aktivitetin e madh të saj në Instagram.

Rita nuk hezitoi të përgjigjet menjëherë teksa tregoi edhe një ndodhi mjaft interesante në familjen e tyre pikërisht në këtë aspekt.

Dikur mamaja e saj i kishte blerë një dhuratë për krishtlindje të atit duke i thënë “Kjo është dhurata ime për ty, një kamerë, që të më fotografosh mua”.

Këngëtarja  tha se pasioni për një gjë të tillë është në gjene teksa këtë pjesë të ‘performancës’ nuk harroi ta ndajë me publikun as mamaja e saj, zonja Vera, e cila u shpreh mjaft e lumtur si dhe u befasua shumë nga kjo ndodhi përgjatë emisionit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm