Janë mike të mira dhe nga natyra janë të dyja pa komplekse. Një bashkëpunim mes Fjolla Morinës dhe Shkenda Dubovës do të ishte interesant dhe është përfolur mjaft.
Kjo ide nuk është larg mendsh edhe për artistet por për momentin nuk ka diçka konkrete.
Kohë më parë kanë biseduar për një duet, por projekti i duhur nuk ka ardhur akoma për Shkendën e Fjollën. Të dyja këngëtaret po shijojnë frutet e këngëve të fundit. /Prive.al/