Tragjedia që shkaktoi tërmeti në Shqipëri ka bërë që një varg i gjatë i fytyrave publike të aktivizohen në ndihmë të të prekurve.
Të shumtë janë ata që në pesë ditët e fundit rrjetet sociale i kanë kthyer në platforma komunikimi të pandalshëm me njerëzit në nevojë.
Megjithatë, janë edhe disa prej tyre që kanë zgjedhur të mos shfaqen shumë në këtë pjesë.
Një prej tyre është Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Media e cila është vënë në shënjestër për heshtjen e saj në këto ditë të vështira për kombin.
Por, duket se Lori ka zgjedhur të ndihmojë pa e ekspozuar këtë pjesë në rrjete sociale. Kjo të paktën sipas një postimi të bërë nga 26-vjeçarja.
Në një foto të motrës Sara me dy djemtë, London dhe Roman, Lori është shprehur:
‘Ju uroj të gjithëve një Dhjetor të qetë e të gëzuar. Ndihem shumë e bekuar që kam njerëzit e zemrës pranë, shëndoshë e mirë. Shumë prej nesh nuk e patën atë fat ndaj falenderoj Zotin çdo ditë. Ndihem e pafuqishme ndaj çdo gjëje që po ndodh por lutem (e jo vetëm) që situata te lehtësohet dhe të mund të gëzojmë aq sa mundemi jetën që kemi fatin të kemi.’
Me finesë përmes togfjalëshit ‘lutem e jo vetëm’, Lori na tregoi rrotull se ka bërë pjesën e saj të obligimit moral përmes kontributit financiar. /Prive.al