A ia pa sherrin burri Angela Martinit për arrestimin?

By

francezët nuk thonë kot: “Cherchez la Femme”. Burrit rumun të modeles shqiptare Anxhela Martini, Dragos Savulescu i janë vënë prangat nga policia greke dhe “faji” për këtë po i vihet bashkëshortes së tij. Sipas portalit rumun G4Media.ro arrestimi në Mikonos i milionerit që kërkohej për abuzime me fondet publike në vendin e tij, u bë pasi policia pikasi fotot që Anxhela Martini kishte hedhur në instagram nga pushimet në Mykonos.

Filimisht lajmi është bërë i ditur nga Protothema, e cila në një artikull të publikuar sot ka shkruar mbi arrestimin e dy personave të cilët bënin një jetë luksoze në Mykonos duke shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte.

Savulescu është dënuar me 5.5 vjet burg për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani dhe përfshin përvetësimin e parave publike.

Artikuj të ngjashëm