A ia ndryshoi Kylie Jenner, emrin djalit të saj?

By

Menjëherë pas lindjes të birit të saj, modelja Kylie Jenner bashkë me partnerin e vet, rep artistin Travis Scott kishin deklaruar se po planifikonin të ndryshojnë emrin e të voglit të tyre.

Në episodin e fundit të “The Kardashians”, Kylie ka theksuar se djali i saj vazhdon të ketë akoma emrin e njëjtë me të cilin u pagëzua që në lindje – Wolf.

“Emri i foshnjës sime është ende Wolf. Do t’ju njoftoj kur t’ia ndryshoj emrin”.

Por, Kylie ka lënë të kuptohet se një veprim i tillë mund të ndodh në kohët në vijim.

“Ndoshta në sezonin e tretë”, ka shtuar ajo.

Dyshja Jenner dhe Scott kanë edhe një vajzë katër vjeçe që quhet Stormi.

Artikuj të ngjashëm