Dy simpatitë e para të Encës nga VIP-at s’do t’iu kishin shkuar kurrë ndër mend!

By

Përkundër se paralajmëroi një shkëputje nga Instagrami, Enca s’mundi të qëndrojë për gjatë larg tij.

Ajo i është rikthyer Instagramit e njëkohësisht edhe fansave të shumtë të saj të cilët gjithmonë kanë diçka për ta pyetur.

Duke njohur kurreshtjen e madhe e të pashterrshme, Enca sot ka bërë një sesion me “ask” ku është përgjigjur në pyetje nga më të ndryshmet.

Mes tjerash, Enca ka zbuluar dy simpatitë e saj të para nga të famshmit.

Dhe kush kanë qenë ata thoni juve?! Pa diskutim, emra që nuk do t’iu kenë shkuar asnjëherë në mendje!

“Sinqerisht, Françesk Radi dhe pastaj Tarkani” – deklaroi Enca.

No description available.

FRANÇESK RADI - RadioIliria.Net

TARKAN - Dizicentral - Television Entertainment from Turkey

Edhe pse është gjeneratë e “shpërthimit” artistik të Justin Bieber, Enca paska qenë në ujëra të tjerë në fëmijërinë/adoleshencën e saj! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm