Arbenita Ismajli ofendon hapur Vivien (FOTO)

By

Përplasja mes Xhulit dhe Vivit në “Big Brother VIP” Kosova, ishte ngjarja më e komentuar e ditës së djeshme.

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Vivien i ka përmendur Xhulit videon e saj famëkeqe të publikuar mbi një dekadë më parë.

“Të paktën unë s’kam nxjerrë aso videosh seksi për të dalë në televizor”, ka thënë Vivien drejtuar Xhulit.

Si duket për këtë debat ka reaguar modelja Arbenita Ismajli.

Në InstaStory ajo ka shpërndarë foton e Vivien, duke i shtuar emojin e një palaçoje, një djalli dhe një bretkose.

Me këtë postim të saj, Arbenita ka treguar se Vivien nuk hyn në listën e saj të konkurentëve të pëlqyer.

Shihni më poshtë postimin e saj të plotë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm