Në prill të këtij viti Gjira u bë nënë. Artistja solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin të cilit ia la emrin Maël.
Gjira asokohe poashtu postoi një fotografi në Instagram, të momentit kur ajo mori në krahë foshnjën, bashkë me burrin e saj.
‘Ky është momentin që ndryshoi jetën tonë përgjithmonë’, kishte shkruar Gjira.
Edhe prurjet muzikore të Gjirës ishin të rralla, duke i munguar skenës shqiptare. Mirëpo ajo tani është nënë më orar të plotë dhe nuk nguron që jetën e saj të përditshme ta ndajë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.
Në opsionin e Instagram për aktivizuar pyetjet që do bënin ndjekësit e saj ajo shkroi, “Kohë për 7 pyetje”.
“A të merr malli për jetën që ke bo para se mu ba nanë?” – ishte njëra nga pyetjet, të cilës Gjira iu përgjigj kështu:
“Malli jo…po nuk krahasohen këto dy jeta…fëmija të ndryshon shumë, po mendoj gjithçka shkon me moshë. Unë si person kam qenë gati për fëmijë kështu që nuk më ka mbetur peng ndonjë gjë tjetër…edhe jeta me fëmi është e bukur dhe nuk e lë veten keq.”
Kujtojmë se Gjira ka publikuar një projekt të ri, i cili ishte punuar para dy vitesh në Gjenevë të Zvicrës, e që titullohet “Pikë në Zemër”. /Prive.al