Tashmë janë bërë disa ditë që përflitet skandali i bisedave mes Afërdita Dreshajt dhe Agon Amigës ku dy këngëtarët shfaqen në biseda të nxehta me njëri-tjetrin.
Megjithëse dyshja e demantoi lajmin, të paktën për Agonin kjo rezultoi me ndryshim raportesh me gruan e tij Egzonën, me të cilën kishte kurorëzuar dashurinë gati dy vite më parë.
Siç është bërë në njëfarë forme edhe traditë, çiftet posa të ndahen vrapojnë për të fshirë çdo kujtim me njëri-tjetrin të postuar nëpër rrjete sociale gjatë kohës sa ishin bashkë.
Në llogarinë e reperit por edhe të Egzonës, përveç një postimi tek Amiga për Shën Valentin i cili ndoshta edhe është harruar, nuk ka mbetur asgjë tjetër.
Por ky skandal medial, të paktën në rrjetet sociale, nuk është reflektuar në asnjë mënyrë në profilet e Afërditës dhe të dashurit të saj, çekut Jakub Kindl. Që të dy, vazhdojnë të mbajnë fotot dhe komentet e përbashkëta duke mos shfaqur shenja të krizës në lidhjen e tyre.
Se çfarë nënkupton kjo heshtje e hokeistit, mbetet t’i dëshmohet kohës. /Prive.al/