Pse familja Kardashian e duan lidhjen e Pete me Kim?

By

Pete Davidson është i miratuar nga familja Kardashian.

Një burim tregon ekskluzivisht për E! News se ylli i Saturday Night Live ka fituar zemrat e anëtarëve të tjerë të klanit të “Keeping Up With the Kardashians”, që nga lidhja e tij me Kim prej muajit nëntor. Burimi shpjegon, “Pete po afrohet me familjen e Kim dhe ata shumë e pëlqejnë atë”.

Ndërsa kanë kaluar vetëm muaj që kur themeluesja e SKIMS, 41 vjeç, dhe Pete, 28 vjeç, dolën publikisht me romancën e tyre të lulëzuar, burimi thotë se familja Kardashian “e pëlqen këtë marrëdhënie të re për Kim dhe mënyrën se si ai e trajton atë”.

Burimi shton: “Ata thjesht duan që Kim të jetë e lumtur dhe ai e ka bërë atë shumë të lumtur”.

Marrëdhënia e Kim me aktorin  e King of Staten Island vjen pothuajse një vit pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye West, me të cilin ajo ka katër fëmijë.

Edhe pse Ye ka qenë i hapur në lidhje me dëshirën e një pajtimi me Kim, duke përfshirë edhe kërkesën që ajo të kthehej menjëherë tek ai gjatë një koncerti, një avokat i Kim-it deklaroi më parë në dokumentet e gjykatës të siguruara nga E! News se “nuk ka asnjë mundësi për të shpëtuar martesën”.

Artikuj të ngjashëm