Para pak jave bëri bujë lajmi me listën e këngëtarëve që nuk kanë paguar tatim ndaj shtetit.
Edhe emri i Shyhrete Behluli ka figuruar në këto lista të publikuara.
Shyhrete Salihu emri zyrtar i këngëtares ndaj ATK-së nuk ka asnjë borxh.
Kështu vërtetohet në dokumentet që ka siguruar Prive.al.
Në vërtetimin që këngëtarja ka marrur për aplikim për vizë thuhet se borxhi i saj ndaj këtij institucioni është zero.
Shyhrete Behluli veprimtarinë e saj e ka të regjistruar si ‘N.P.SH Engji’./Prive.al