Një gjë është e sigurt: Noizy e Ledri po vijnë, ja një skenë e klipit! (FOTO)

By

Dhanë shenja e shenja se ata të dy po sjellin një bashkëpunim.

Reperët Ledri Vula e Noizy, përbëjnë një dyshe interesante vetëm për faktin se dikur ishin armiq të përbetuar në rep, ndërsa tani njihen si miq të mirë e ç’është më e rëndësishmja, po sjellin një këngë bashkë.

Këtë e treguan përmes disa publikimeve në rrjete sociale, duke pasur përshkrime komplementare me njëri tjetrin e fotografi bashkë, gjë që dëshmoi se ata për momentin po punojnë në xhirimin e klipit e se kënga është përfunduar.

Konstatimin tonë, e vërteton edhe një fotografi tjetër që Noizy ka publikuar në Instagram, ku shihet krah Ledrit e aktorit Blerim Destani, në një kuadër kamere, përderisa këta të tre ndodhen në Berlin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm