Ironizoi me urimin për Arilenën, Roberti përplaset keq me komentuesin

By

Me natyrën e tij ekspresive të të thënit gjërat troç, Robert Berisha nuk ka ‘zhgënjyer’ as këtë herë.

Këngëtari i njohur i cili vetë garoi në ‘FiK’ dhe u kualifikua në finale ka zgjedhur një mënyrë thumbuese për të uruar fituesen, Arilena Ara.

Ai ka komentuar tek 22-vjeçarja në postimin falënderues duke u shprehur:

‘E ke meritu me tana’

Nuk dihet saktë se ku ka dashur të dalë përmes këtij urimi Roberti mirëpo dihet qartë se ‘Me tana’ ishte kënga pretendente për të fituar nga Elvana Gjata që doli e dyta.

Në rrjete sociale ky koment i Robertit është interpretuar si ironizim ndonëse vetë pak ditë më parë në një intervistë nuk mbajti anë as me Arilenën e as me Elvanën duke i konsideruar dy këngët ‘si për varrime’.

Roberti më pas është përfshirë në një debat ofendues me një prej komentuesve për po të njejtën arsye – komentin e bërë tek Arilena. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm