Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi javë më parë arriti të marë një vëmendje të madhe mediatike vetëm për shkak të një fotografie të publikuar në profilin e saj në Instagram ku ajo shihej pak më e ekspozuar se zakonisht.
Paraqitja në atë fotografi për fansat e saj nuk ishte e zakonshme andaj në drejtim të saj përpos komplimenteve arritën edhe një numër i madh i kritikave gjë që e detyruan më vonë atë që ta shlyej atë fotografi.
Por se a është pishman Yllka për publikimin e asaj fotografie dhe a ndjehet në faj për ndonjë gjë lidhur me atë rast na tregon ajo në storien e përgatitur nga Maki Bajrami prej minutës 2:51. /Prive.al/