Sepse klipet në Europë janë tejet të zakonshme për të, Ardian Bujupi zgjedh një tjetër kontinent

By

Nisi karrierën në Gjermani për ta vazhduar në Kosovë.

Këngëtari Ardian Bujupi më pas iu kthye publikut kosovar dhe u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare.

Para pak ditësh publikoi këngën Aladinn, ndërsa verës korri sukses të hatashëm me bashkëpunimin e tij “Andiamo” me Capital T.

Por Bujupi po planifikon një tjetër projekt që s’do jetë aspak i zakonshëm.

Vet këngëtari ka bërë me dije se do të xhirojë një klip në njëri prej qyteteve më të mëdha në botë, që i përket njërit prej shteteve më të mahnitshme të këtij rruzulli tokësor.

Fjala është për Toronton e Kanadasë, ku Bujupi pritet që të realizojë një klip. Të paktën, këtë e ka thënë këngëtari pasi ka publikuar një video të qytetit nga një lartësi e madhe, e ka shkruar se atje do e realizojë një klip. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm