Elvana Gjata po rikthehet nga Shtetet e Bashkuara sërish në Tiranë, e kësaj here për të relizuar një koncert shumë privat në Shqipëri.
Këngëtarja që në qershor debutoi me projektin ndërkombëtar “Forever is over”, po sjellë për miqtë e saj një koncert, ku do interpretojë këngët e saja, e pse jo edhe ndonjë këngë të re në repertor.
Ajo që na vuri në dyshime se Gjata po përgatit një projekt të ri, është një postim i dy kompozitorëve të njohur që punojnë me artistë shqiptarë si Pirro Çako dhe Darko Dimitrov.
Dyshja ka publikuar një xhirim në Instagram brenda një studioje, ku luajnë notat e një kënge ndërsa ajo që intrigon është përshkrimi që ata kanë vënë:
“Me vëllain tim, duke punuar në një këngë të re për një artist të madh”, ka shkruar Dimitrov.
Tē jetë ky emër Elvana Gjata? Mbetet të shohim..Prive.al