Mbase nuk do ta besoni, por titullin që e lexuat është shumë i vërtetë.
Një djalë nga Gjilani me emrin Art Rushiti, është postuar dy herë nga diva e muzikës POP, Beyonce, në faqen e saj zyrtare.
Ai i ra në sy artistes përmes ‘fanpage’ të tij me mbi 500 mijë ndjekës duke e u cilësuar si njëra ndër faqet më të mëdha të saj.
Arti ka kontakt të vazhdueshëm me stafin e Beyonces duke e prezantuar shtetin e Kosovës.
Përveç kësaj, Arti është i ndjekur në Instagram edhe nga burri i Cardi B, Offset si dhe shumë artistë të estradës shqiptare.