Këngëtarja Gjira Kajtazi ka kohë që nuk ka qenë pjesë e tregut muzikor e shumë portale kanë shkruar se arsyeja e kësaj pauze është i dashuri i saj.
Këto lajme nuk janë të vërteta sipas këngëtares e për ta demantuar ajo ka bërë një shkrim në llogarinë e saj në instagram.
“Shume mendim primitiv nëqoftëse seriozisht mendoni qe relacioni im është arsyeja e distancës time nga skena .Per momentin kam filluar të punoj sepse pas maturës jetova një gjysëm jete , mes Kosovës dhe Gjermanisë. Për shkak që prindërit e mi jetojnë në vendlindje dhe e kisha vështirë të pavarësohem. Sot jam përballë realitett dhe shumë e lumtuar që kam mundësinë të krijoj përvojë pune” – janë disa nga fjalitë e Gjirës në instagram.
Po ashtu ka treguar që nuk do të mungoj në skenën muzikore pasi në të ardhmen do të sjell këngë./Prive.al