“Ski ide” është projekti i fundit e mjaft i suksesshëm i Kidës. Përderisa çdo ditë e më shumë po shtohen klikimet për këtë këngë, Kida ka filluar punë për projektin pasardhës.
Bëhet fjalë për produkt më ritmik në zhanrin, Dancehall e Reggeaton ku do e dëgjojmë për herë të parë Latifin.
Ndërkaq dueti me Xhensilën është shtyer për më vonë por që do të realizohet.
Përtej kësaj, Orhidea sqaroi edhe thashethemet e fundit. Për lajmin se shiti shtëpinë për karrierë, Kida mohoi çdo gjë e madje i është dukur qesharake si shkrim.
Sa i përket të ardhmes në karrierën e saj, këngëtarja ka nënshkruar kontratë të re me On Records.