Troja e sjell me klip ‘A e man n’men’(Video)

By

Në dhjetor të vitit të shkuar një ndër rok grupet më të dëgjuara në treg, Troja sollën albumin e tyre të ri ‘One’.

Ky album u pëlqye që në orët e para të lançimit e u shpërnda gjithandej.  Pjesë e listës muzikore të këtij projekti janë edhe dy këngët e publikuara më parë me klipe: “Mbretnesha Kohë” dhe “Demokraci”.

Ndërkaq tani me videoklip do të vij edhe “A e man n’men” e që do të jetë i kuruar deri në detaj.

Për ta promovuar këtë album Troja do të mbajnë koncerte në Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm