Kemi parë fotografi të shumta të këngëtarëve e artistëve shqiptarë nga koha kur ata ishin fëmijë.
Jemi kureshtarë të dimë sa më shumë nga jeta e tyre, e sigurisht fëmijëria që ata kanë pasur është diçka interesante për t’u mësuar.
Tashmë fotografitë e shumë prej tyre qarkullojnë në internet, mirëpo këngëtaren Dhurata Ahmetaj kur ishte një vajzë e vogël, nuk besojmë ta keni parë deri më tash.
Vetë Dhurata ka publikuar në profilin e saj në Instastory një fotografi kur ishte rreth 3 apo 4 vjeçare në një kolovajzë.
“Gjithmonë e apasionuar pas kolovajzave”, ka shkruar Dhurata, duke lënë të nënkuptohet se edhe tash që është rritur pëlqen të lëkundet në to. /Prive.al/