Shumë çka ka ndryshuar prej kohës së lançimit të këtij videoklipi e deri tash.
Mbase kalimi i viteve, eksperienca muzikore, evoluimi në të gjitha aspektet i reperave dhe shumë faktorë të tjerë kanë bërë që ndryshimi të jetë i dukshëm.
Gjeneratat e reja mund ta adhurojnë grupin “Tingulli i trent” por mbase shumë nga ata nuk e kan ditur se emri i tij ishte ndryshe në fillimet e karrierës, njejtë edhe si paraqitja e tyre.
Getoar Selimi dhe Agon Sylejmani tashmë kanë edhe shumë krijime të tyre ndaras por në bashkëpunim me këngëtarë të tjerë. Megjithatë a mbani mend projektet e tyre të para kur grupi ekzistonte si “Tingulli 3” ?
“Kishe une bukuroshe” , “Mustafa” , “Llokum me arra” janë vetëm disa nga hitet e tyre të para.
Ju sjellim edhe një herë nostalgjinë e njërit nga projektet e tyre më të hershme dhe më të suksesshme ku në videoklip mund të vëreni edhe Memli Krasniqin nga Ritmi i Rrugës dhe shumë fytyra të tjera të repit të hershëm kosovar./PRIVE.AL/