A do nënshkruaj Era kontratë me Sony Music ?!

By

Në tregun muzikor shqiptar ajo që prej fillimit u dallua si një artiste ndryshe.

Me një stil të veçantë në të kënduar, veshje dhe paraqitje publike, Era Istrefit nuk iu desh shumë kohë që t’i kap majat.

Mirëpo jo shumë kohë më parë, askush nuk do e kishte menduar që kjo këngëtare ende pa shijuar mjaftueshëm suksesin e saj në trevat shqipfolëse do t’i kishte rrugët e hapura për debutim ndërkombëtar.

Uragani që nisi në trajtën e pëlqyeshmërisë nga të huajt në rrjete sociale tashmë ka kaluar në një rrafsh tjetër.

Prive mëson se karriera e Erës mund të marr kahje krejtësisht të re meqenëse është në negociata serioze për t’u bërë pjesë e një labeli të madh.

Thuhet se ka gjasa të mëdha që artistja e talentuar nga Prishtina të nënshkruajë me, besoni apo jo, Sony Music.

E tëra mbetet për t’u finalizuar në një periudhë të shkurtër teksa ne presim dhe shpresojmë që ‘Bonbon’ të pasohet nga një hit pse jo, i përmasave botërore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm