Varrosi, anëtari i grupit të njohur OTR, në krye me Noizyn, publikoi një video me anë të cilës na tregoi ‘talentin’ tjetër përveç muzikës që bën.
Ai shihet duke i rënë pianos por në fakt e vërteta qëndron ndryshe.
Muzikën të cilën ai po duket se po e krijon është lëshuar në sfond edhe pse Varrosi po i luan gishtat e dorës.
‘Tu bo kot’, shkroi reperi.
Më pas, nën video është parë edhe komenti i bashkëpunëtorit të tij Noizyt, i cili shkroi: ‘Pinguin dreqi se ma ngrive zemrën’.
Kujtojmë që kënga e fundit e Varrosit është në bashkëpunim me Noizyn për këngën ‘Meksikane’./Prive.al