Ka një karrierë të gjatë në gazetari dhe jetën publike por gjerësisht, emri i Balina Bodinakut u dëgjua në tre muajt e fundit, si pjesë e produksionit “Big Brother VIP” në rolin e opinionistes.
Një zgjedhje kjo interesante nga stafi drejtues të cilët arritën të sjellin dy opinionistë interesantë përtej emrave klasikë që ishim mësuar t’i shihnim duke u ‘ricikluar’ ndër vite në formate të ndryshme të llojit “reality”.
Balina ka krijuar polemika të shumta përgjatë kësaj kohe me qëndrimet e saj.
Por, sa i përket jetës private – a e keni ditur partnerja e kujt është Balina?
Prej më shumë se një dekade, ajo shijon romancë me gazetarin, njëherësh analistin e njohur politik Andi Bushati i cili shfaqet në këtë rol po në Top Channel, në emisionin debatues të Eni Vasilit.
Një foto të rrallë bashkë, ajo e ka ndarë sot në Instagram-in e saj.
Në një intervistë para shumë kohësh, Bodinaku kishte rrëfyer njohjen me Bushatin, 14 vite më parë.
“Nisi si një shaka, një tallje. Ishte vera e 2008ës. Më vjen një mesazh në telefon, ndërsa nxitoja për të hyrë në kinema, për të parë një film me shoqërinë. Shkruhej: ‘Ky është fustani që bleve sot?’. Nuk e njihja numrin dhe sigurisht nuk u përgjigja. Unë vërtet kisha hyrë në një dyqan, edhe pse nuk kisha blerë asgjë.”
“Të nesërmen, bie telefoni, ishte po ai numër. Sapo e hapa, më tha: “Ke apo s’ke gjak? Si nuk kthen një përgjigje mesazhit, apo të bëhesh kurioze se i kujt ishte numri…”
Balina e kishte kuptuar që bëhej fjalë për “Bushatin” siç e thërriste, dhe ndonëse ai i kish thënë se ishte thjesht një shaka, i kishte bërë përshtypje që ajo vërtet nuk i kishte kthyer asnjë përgjigje. Pasi kishin nisur të bisedonin, Balina i ishte betuar se një ditë do t’ia kthente shakanë.
Pasi kjo gjë u harrua, pas dy vitesh ajo vërtet ia ktheu. Pas një periudhe shkëputjeje nga televizioni Klan, Balina e kishte parë rastësisht Andin të ftuar në “Opinion”, dhe nuk e dinte që ai ishte kthyer në këtë emision. Kështu, mendoi t’ia kthente shakanë aty për aty.
“Marr telefonin e bankës, që nuk e kishte dhe ishkruaj: “Klani nuk të shkon, por duket shumë më mirë me ty.” Sepse doja që të kuriozohej aq sa u kuriozova unë. Nuk m’u përgjigj atë ditë”.
Përpara Bushatit, Balina prej vitesh ka qenë e martuar me një tjetër gazetar të njohur Sokol Ballën. Çifti që u ndanë në fillim të viteve 2000 për afro një dekadë kishin jetuar bashkë në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. /Prive.al