A e dini se buzëqeshja tregon shumë për shëndetin tuaj?

By

Goja dhe mishrat e dhëmbëve mund t’ju tregojnë shumë për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Sipas ekspertëve shëndetëosrë, nëse mishrat e dhëmbëve janë të zbehtë dhe rrjedhin gjak kur lani, kjo mund të jetë një shenjë e sëmundjes periodontale, e cila mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore

Shkencëtarët e Universitetit të Harvardit zbuluan se njerëzit me sëmundje të mishrave të dhëmbëve kanë dy deri në tre herë më shumë rrezik për atak në zemër ose goditje në tru, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Ekspertët besojnë se inflamacioni, është një pjesë e madhe e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe mund ta vështirësojë rrjedhjen e gjakut në zemër.

Problemet e mishrave të dhëmbëve mund të shkaktohen gjithashtu nga higjiena e dobët e gojës, pirja e duhanit ose një dietë me pak lëndë ushqyese.

Artikuj të ngjashëm