Shokohet fansja, takon super yllin gjerman në Prishtina Mall

By

Nimo është një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës hip-hop në Gjermani. 

E një fanse e tij nuk do ta besonte asnjëherë që do e shihte atë hiç më pak e as më shumë se në… super market në Prishtinë. 

Reperi ka frekuentuar Prishtina Mall, vend në të cilin e ka xhiruar fansja që ishte pak pas tij në radhën për të paguar në arkë. 

‘Isha shumë e shokuar’, ka deklaruar ajo teksa shtoi se në Prishtina Mall donte vetëm të shkonte për ta parë atë si qendër. 

@fiona.ves Ich war so im schock HAHAHA #nimo #prishtinamall2023 ♬ Originalton – 𝓡

Në një rrugë e dy punë, aty ka rastisur edhe në super yllin gjerman. 

Ky i fundit nuk ka bërë postime nga Prishtina në rrjete sociale, çka përforcon dyshimet se mund të ketë qenë një ardhje për realizim projektesh të reja në heshtje të plotë. /Prive.al 

Artikuj të ngjashëm