A dyshon Bora në Semin për Donaldin?

By

Që prej kur u bë e ditur përbërja e banorëve të “Big Brother VIP”, një prej detajeve që u prit me më së shumti interesim ishte ai i rrjedhës që do të marrë raporti i Semit dhe Donaldit që njëherësh janë shoqja dhe ish i dashuri i prezantueses Bora Zemani.

View this post on Instagram

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Për shkak të ndarjes, një pjesë e publikut ishin të bindur se Semi s’do kishte kontakt me ishin e shoqes së ngushtë të saj prej 15 vitesh.

Por, Donaldi dhe Semi jo vetëm që dëshmuan në dy javë “Big Brother” komunikim korrekt, por edhe u shfaqën të afërt.

Kjo mjaftoi sa për të “furnizuar” portalet me dezinformata të një lidhje të mundshme, ide të cilën nuk është që se nguliti në mendje edhe produksioni.

E lodhur nga këto lajme të vazhdueshme, Bora dje ka bërë një reagim në të cilin ka sqaruar gjithçka.

“Më duhet t’iu përgjigjem absurditetit që po ndodh. Sado të përpiqem të jem indiferente siç bëj gjithmonë, e kam të pamundur kur shoh që emri im përmendet çdo ditë me lajme, thashetheme e të folura pa takt. Kam punuar me përulësi që 16 vjeç dhe pa dashur kurrë të fitoj në publik vëmendje të pamerituar. Asnjëherë nuk kam besuar që gjërat fitohen qyl, duke ndenjur e duke u marrë me llafe” – është shprehur mes tjerash prezantuesja në reagimin që bëri xhiron e rrjetit.

Por mes tjerash, një detaj ka marrë vëmendje – fakti se ajo është tërësisht e bindur që mungojnë ndjenjat nga ana e Semit për Donaldin.

“Kjo eksperiencë nuk më takon mua por Semit dhe Donaldit dhe ata janë të lirë të sillen e ta shfrytëzojnë si të duan. DI të them që ata kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë, prej meje. Nuk dyshoj në asnjë moment që Semi mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin” – ka deklaruar Bora.

Kjo duket se i ka mbyllur të gjitha shtigjet edhe portaleve edhe produksionit për të vazhduar së “shtjelluari” diçka që nuk ekziston – një trekëndësh “lëmsh” mes Borës, Semit dhe Donaldit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm