E dimë se cilën artiste simpatizon Ardian Bujupi

By

Kur vjen tek jeta private e këngëtarit, Ardian Bujupi është gjithnjë i rezervuar. Në rrjetet e tij sociale e në intervista, artisti flet gjithnjë vetëm për jetën e tij profesionale.

Megjithatë, rubrika ‘Ask me a question’ në Instagram ka treguar jo pak për Ardianin. Nisur nga një pyetje në veçanti, Bujupi ka publikuar disa momente ‘live’ nga një dasmë kurde, ku vetë ai ishte një nga të ftuarit specialë.

Kaq ka mjaftuar që një tjetër ndjekës t’i shkruajë: “Tani e ke radhën ti”, duke nënkuptuar martesën. “Po, me Madison Beer”, është përgjigjur me humor Ardiani.

Të paktën e dimë se artisti simpatizon kantautoren e famshme, Madison Beer. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm