Ka kohë që përflitet një duet mes Dhurata Dorës dhe reperit nga Ferizaji 2Ton.
Thashethemet për një kohë u sheshuan, mirëpo ideja e një bashkëpunimi u rikthye sërish kur pak ditë më parë, dyshja postuan foto së bashku nga koncertet.
I pyetur nga Irma Xhema në hejWazzup, 2Ton mohoi mundësinë e një bashkëpunimi në të ardhmen e afërt me këngëtaren e hitit ‘Numrin e ri’.
‘Jo niher, kena fol për duet amo jo’ – tha prerazi 2Ton.
Reperi u pyet edhe në lidhje me spekulimet e sotme për një lidhje me Dafina Dautin.
Artoni e mohoi edhe këtë gjë duke thënë se thjesht ishte një foto nga organizimi i mbrëmshëm ku të ftuar ishin shumica e estradës.
Ai tha se nuk i ka problem këto spekulime pasiqë mediat këtë punë e kanë. /PRIVE.AL/