A ia plotësoi Lorik Cana dëshirën Luanës ?!

By

Intervista e transmetuar të dielën mes Luana Vjollcës dhe Lorik Canës po vazhdon të komentohet ende.

Kjo për faktin se prezantuesja, por edhe Loriku kanë dhënë material të bollshëm.

Pyetje provokuese, fjali të lëna me apo pa qëllim në gjysmë që prodhonin dyshime dhe një qëndrim që tejkalonte raportin në një intervistë televizive ishin vetëm disa prej piketave me të cilat u karakterizuan minutat e kaluar së bashku të Lorikut e Luanës.

Por, megjithë afërsinë e dyshes, duket se edhe tani, një javë pas xhirimit të intervistës, kapiteni i kombëtares shqiptare nuk ia ka plotësuar Luanës dëshirën e një follow-i në Instagram.

Këtë bukuroshja e shprehu haptazi megjithëse i tha se nuk do t’i bënte ‘follow back’.

Duket se arsyetimi i Lorikut që bazohej në xhelozinë e gruas së tij qëndron, megjithëse shpresojmë që pas transmetimit të emisionit Monika të mos e ketë ‘vrarë’ Canën, ashtu siç edhe aludonte Luana pa asnjë drojë përballë kamerave. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm