Robert Berisha debutoi vetëm pak muaj më parë si këngëtar dhe aktualisht ka një repertor modest të këngëve të tij, mirëpo koncertet e mbrëmjet muzikore kudo ku ka shqiptarë nuk i kanë munguar gjatë kësaj periudhe.
Por, në shumicën e rasteve, përjashto një koncert në Tiranë, ai mbrëmjet i ka pasur të caktuara pa Norën.
Megjithatë kjo nuk do të ndodh në muajin Dhjetor ku dyshja do marrin rrugë përtej Atlantikut siç edhe e do tradita e artistëve shqiptarë që në fund të vitit zhvendosen në Amerikë me koncerte.
Bashkë me Ledrin, Capital T dhe 2po2, çifti me datë 23 Dhjetor do të performojnë për shqiptarët e Chicagos në një mega-party që ka ngjallur interesim qysh në paralajmërimet fillestare.
Duket se tani e tutje, Norën dhe Robertin fizikisht nuk do t’i ndajë as puna. /Prive.al/