Moderatorja Einxhel Shkira ka pësuar një incident brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Banorja ka thyer krahun. Einxhel ishte duke marrë pjesë në një nga lojërat që u organizua nga Big Brother.
Ajo u ngjit sipër ‘rrotës’ e duke dashur të kalojë në anën tjetër, rrëzohet në tokë dhe thotë: Opa thyeva krahun.
Banorët e tjerë fillimisht nuk e besuan mirëpo më pas u ngritën për ta ndihmuar.
Ndërkaq, gjatë ditë së djeshme produksioni erdhi me një lajmërim për gjendjen shëndetësore të Einxhel. Asaj iu desh të lë shtëpinë për trajtim në spital dhe gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.
Sot faqja zyrtare e “Big Brother VIP” ka njoftuar se Einxhel do të rikthehet shumë shpejt brenda shtëpisë.
“Big Brother” ka vendosur pas konsultimit me ekipin mjekësor se Einxhel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë duke iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri!”. /Prive.al