Në botën e sotme është shtuar edhe një ndasi shoqërore – ata që janë dhe ata që nuk janë vaksinuar.
Jennifer Aniston pranoi se kohët e fundit ka humbur disa miq që “refuzuan” ose “nuk zbuluan” statusin e tyre të vaksinimit kundër koronavirusit.
Aktorja 52-vjeçare ka qenë publikisht mbështetëse për distancimin shoqëror, duke mbajtur maska për të parandaluar përhapjen e virusit dhe duke u vaksinuar.
“Ende ka një grup të madh njerëzish që janë kundër vaksinimit ose thjesht nuk i marrin parasysh faktet,” tha Aniston për Instyle në një intervistë të botuar të martën. “Është një turp i vërtetë”.
“Kam humbur disa njerëz në rutinën time javore që kanë refuzuar ose nuk kanë zbuluar [nëse ishin apo jo të vaksinuar], dhe ishte për të ardhur keq,” shtoi ajo.
“Mendoj se është detyrimi juaj moral dhe profesional për të informuar, pasi ne nuk mund të testohemi çdo ditë”, këmbënguli Aniston. “Është e ndërlikuar sepse secili ka të drejtën e mendimit të tij – por shumë mendime nuk janë të bazuara në asgjë përveç frikës ose propagandës”.
Po ju, a do të distancoheshit nga miq dhe familjarë që refuzojnë të vaksinohen? /Prive.al