Makina godet për vdekje aktorin e njohur (FOTO)

By

Orson Bean, aktori i njohur i filmave komedi është përplasur për vdekje nga një automjet në Los Angeles, shkruajnë mediat e huaja.

91-vjeçari është përplasur nga një veturë derisa po e kalonte rrugën përballë ‘Pacific Resident Theatre’ dhe është rrëzuar. Më pas e ka goditur një automjet tjetër dhe autoritetet kanë thënë se kjo ka qenë goditja fatale. Ai ka lënë pas gruan dhe katër fëmijë.

Mjeku ligjor i qarkut të Los Angelesit e ka konfirmuar vdekjen e aktorit të premten mbrëma, ndërsa ka thënë se është duke u hetuar si fatalitet i lidhur me komunikacionin.

Kujtojmë se Orson ka luajtur në seriale të njohura televizive, si “To Tell the Truth” e “Dr. Quinn, Medicine Woman”, në filmat e suksesshëm “Anatomy of a Murder” e “Being John Malkovich”, si edhe në shfaqje të Broadway, ku ishte i nominuar për çmimin Tony për rolin e tij në mjuziklin “Subways Are for Sleeping”.

Artikuj të ngjashëm