A do i rikthehet Gjira Kajtazi skenës muzikore?

By

Gjira, padyshim që ishte një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar.

Rep artistja që një kohë të gjatë po i mungon skenës muzikore duke mos sjellë projekte të reja, ajo gjatë kësaj kohe i është përkushtuar familjes dhe rritjes së dy fëmijëve të saj.

Në një sesion pyetjesh të realizuara nga ajo në llogarinë e saj në Instagram, një ndjekës e pyeti: “pse nuk po vazhdon me ba muzik rep si ktyneher?”.

Këngëtarja u përgjigj: “në qoftë se kisha gjetë kohë & inspirim, isha kthy me diqka tjetër… per do vepra s’ka reprize, me bo me shtu diqka n’to veq e prish”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm