A do e fitoj ‘Threedots’ Këngën Magjike?! (Video)

By

Kënga Magjike 2015 vazhdon të jetë festivali më i madh i muzikës moderne shqiptare duke mbledhur emra të rëndësishëm të artit shqiptar.

Dje në kuadër të ‘E diela Shqiptare’ është prezantuar kënga e Flori Mumajesit ‘Me fjalë të vogla’ që po rezulton shumë e pëlqyer dhe ka një shpërndarje të madhe në rrjete sociale.

Përpos Florit, nga studio e tij përkatësisht nga Kledi Bahiti është prodhuar edhe kënga e Albërie Hadërgjonaj “Me dorën shtrirë” që po cilësohet si favorite për vendin e parë.

Po ashtu një tjetër këngë e pëlqyer është dueti i Erik Lloshit me Anxhela Peristerin, ‘Të kam bërë të qash’ që ka firmën e ‘Threedots’.

Ndërsa me datë 22 do të prezantohet një tjetër produkt i tyre krijuar për Stresin që mban emrin ‘Mos ma luani gocën’.

Aktualisht këngët më të pëlqyera janë brenda të njëjtës kompani që të bën të dyshosh se vendi i parë edhe mund ti takoj labelit ‘Threedots’.

Artikuj të ngjashëm