Ermali dhe Ariana duket të kenë gjetur zgjidhjen ideale për t’iu shmangur të ftohtit të këtyre ditëve.
Teksa parashikimet japin temperatura dukshëm nën minus, për çiftin e njohur do të ketë pushime!
Dyshja kanë vendosur që bashkë me vajzën e vogël, Anën të marrin rrugë drejt një prej destiancioneve më mahnitëse – ishujve Maldive për disa ditë të relaksit.
Duket se pas një sezoni të ngjeshur me mbrëmje muzikore pothuajse çdo ditë pa ndalesa, një pushim i tillë është mëse i mirëseardhur për Ermalin i cili e ka ndarë vetë informacionin mes fansave përmes një postimi ku shprehet:
‘Ndalesa e radhës, Maldivet’.
Nuk na mbetet gjë tjetër pos t’i urojmë çiftit pushime të këndshme. Në një ishull përrallor, nuk ka si të jetë ndryshe. /Prive.al