“Ana” e David Dreshaj shënon rekord klikimesh

By

Projekti më i ri muzikor nga këngëtari David Dreshaj “Ana”, është publikuar në javën që po lëmë pas dhe vetëm për pak ditë është kthyer në sukses.

Kënga që nga publikimi është pëlqyer jashtëzakonisht dhe brenda pak ditëve publikimi ka arritur të kalojë shifrën e dy milionë klikimeve në platformën Youtube.

Melodia e këngës është punuar nga Darko Dimitrov, ndërsa për tekstin e këngës është përkujdesur vet David Dreshaj në bashkëpunim me Elinel.

Nëse ende nuk e keni dëgjuar dhe parë klipin ne ju ftojmë që ta ndiqni me volum në maksimun duke klikuar më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm