Teuta Krasniqi jep lajmin e keq për ndjekësit e serialit të njohur

By

Teksa kjo periudhë shënon fillime të reja, duket se pikërsiht ditët e para të Janarit përkojnë me fundin e një projketi.

Fjala është për serialin për fëmijë ‘iStar’ që do të ketë episodin e fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja e njohur Teuta Krasniqi përmes një postimi në Instagram në të cilin nuk ka mundur të konfirmojë nëse do të ketë sezone të tjera pasuese.

‘iStar’ ka arritur të marrë goxha vëmendje mes fëmijëve dhe adoleshentëve si target moshë duke numëruar me qindra mijërashikime në episodet respektive.

Postimin e plotë të aktores mund ta gjeni më poshtë. /Prive.al

View this post on Instagram

Miq te dashur te @serialistar, sonte eshte episodi i fundit i serialit. Desha te shpreh mirenjohjen dhe falenderimet e mia ndaj jush, shikues dhe dashamir te serialit. Pelqyeshmeria juaj i ka tejkaluar edhe pritshmerite e mia 🙏🙏🙏 Si producente, dua te falenderoj nga zemra skenaristin dhe regjisorin @ihimaj , pa te cilin ky serial nuk do te realizohej ne menyren me te mire dhe profesionale te mundshme. Ilirjan je mik dhe regjisor i mrekullueshem. Falenderim i madh i takon Rtk-se, @rtklivecom, televizionit i cili besoj ne vizionin tim per te krijuar nje serial qe u dedikohet adoleshenteve, ju falenderoj per besimin dhe mbeshtetjen tuaj. Faleminderit produksioni @ashaagency, definitivisht jeni nr 1. Faleminderit kompozitorit tone te mrekullueshem Memli Kelmendi, faleminderit per krijimin e kenges hit te “iStar”, poashtu per kengen qe do ta interpretoj sonte ne episoden e fundit Era, si dhe per cdo episode, qe i dhurove jete serialit me melodite e bukura origiinale. Faleminderit nga zemra per me te palodhshmit, Alban-nysi, @albanshllunga Agnesa, @_agneese Kresha @kreshnikmalushaj. Poashtu faleminderit @studiovali_ , butiku Durguti dhe butiku A&M. Falenderim shume i vecante per bashkepunetoret me te medhenje te serialit, Kolegjin AAB @kolegji_aab dhe @thebritishschoolofkosova, ky serial nuk do te kishte bukurine e vet pa ambientet tuaja fantastike. Faleminderit kolegeve te mi, aktorë profesionistë, faleminderit qe besuat ne kete projekt dhe i dhuruat kaq shume dashuri e bukuri. E per fund i lash ata me te dashurit per mua, nxenesit e mi te @istar_academy. Jam shume e lumtur qe arrita te shpreh para publikut talentin tuaj. Na keni mahnitur te gjitheve me lojen tuaj te natyrshme dhe te mrekullueshme, duke u nisur nga Doni e gjithe te tjeret deri te sugaresha e serialit Tara ❤️❤️❤️ Ju deshiroj suksese te pandalshme. Kam vec nje kerkese nga ju, dua qe te vazhdoni te besoni ne enderrat tuaja, te besoni ne veten tuaj ashtu sic besoj une ne ju. Urime ky vit i plote i serialit 🎉🎉🎉 Ju pafsha duke shkelqyer gjithmone. Ju don shume, mesuesja juaj 🙏🙏🙏 p.s. nese do te vazhdoje seriali me sezona te reja, do te ju lajmerojme. Stay Tuned…

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on

Artikuj të ngjashëm