Mediat e huaja shkruajnë për fustanin e Beyonces krijuar nga Kujta&Meri

By

Jay-Z dhe Beyonce Knoëles-Carter morën pjesë në festën e 50-të të ditëlindjes së Sean Combs të shtunën në Los Angeles, Kalifornia.

Pop-këngëtarja e famshme në botë zgjodhi një kreacion të të dizajnerëve të famshëm shqiptarë – Kujta dhe Meri për këtë festë.

Përveç që fotografitë e Beyonces me fustanin e zi të punuar deri në detaje janë bërë virale nëpër botë, mediat e huaja kanë shkruar për çiftin i cili ka shumë vjet që merret me këtë profesion.

“Beyonce u vesh nga shqiptarët Kujta & Meri, të cilët sipas Insagramit, qëndruan zgjuar deri në orët e para të mëngjesit për të qepur fustanin e zi të shkëlqyeshëm”, shkruan revista e huaj Refinery.

Përveç saj edhe Daily Mail shkroi për fustanin e zi.

Më pas edhe Fashionsizzle.

“Jay-Z së bashku me gruan e tij Beyonce Knoëles-Carter ishin pjesëmarrëse në festën e 50-të të ditëlindjes së Sean Combs të shtunën. Ajo kishte veshur një fustan Kujta & Meri”, shkruan kjo revistë.

Kapakun ia vuri vet Beyonce kur postoi fotografi me krijimin e çiftit shqiptar në llogarinë e saj në Instagram ku mori më shumë katër milionë pëlqime dhe shumë komente.

Vlen të theksohet se llogaria zyrtare e dizajnerëve u shtua për më shumë se 50 mijë pas lajmeve gjithandej në botë./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm