Këngëtarja shqiptare befason me pamjen në natën e parë të ‘Kënga Magjike’

By

Këngëtarja Marsela Çibukaj tash e disa muaj është transformuar në pamje.

Pas shumë vitesh me probleme me mbipeshën, ajo vendosi që t’i heqë kilogramët e tepërt që i shkaktonin probleme.

E me paraqitjen e re, tejet të kuruar, ajo duket se do marrë vëmendjen e të gjithëve sonte në festivalin ‘Kënga Magjike’ në të cilin garon me këngën ‘Thërime dashurie’.

Në një video të ndarë përpara nisjes drejt Pallatit të Kongreseve, Marsela ka lënë të gjithë pa fjalë me pamjen e saj në një fustan pink me shumë klas. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm