Edhe mbrëmjen e sotme NIN do të vazhdojë me emisionin kushtuar mbledhjes së fondeve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Qindra mijëra euro janë mbledhur mbrëmë gjatë dhe pas përfundimit të transmetimit të emisionit, dhe sonte është vendosur që të vazhdojë i njëjti format.
Në studio do të jenë të pranishëm figura publike, lidhjet më gazetarët tanë që ndodhen në Shqipëri si dhe me zonjën që mbrëmë përloti të gjithëve, Gjyljeta Devolli.