Tragjedia në Shqipëri pas tërmetit më të fuqishëm në gati 100 vitet e fundit ka mobilizuar edhe shumë fytyra publike.
Një pjesë e madhe prej tyre kanë hapur edhe dyert e shtëpive për strehim teksa një prej reperëve duket të ketë zbarkuar në vendngjarje.
Fjala është për Gold AG i cili tashmë ka mbërritur në Durrës.
Në disa fotografi të siguruara nga Prive.al, ai shihet teksa ndihmon në zonat ku janë duke u vendosur tendat për qëndrim të përkohshëm bashkë me imamin Ahmet Kalaja.